Some tissues of the body, such as the brain and red blood cells, depend on glucose for energy. |
Disa inde të trupit, si truri dhe qelizat e kuqe të gjakut, varen nga glukoza për energji. |
On a long term basis, most tissues also require glucose for other functions such as the synthesis of the ribose moiety of nucleotides or the carbohydrate portion of glycoproteins. |
Në planin afatgjatë, shumica e indeve gjithashtu kërkojnë glukozën për të kryer funksione të tjera si sinteza e fragmentit ribozik të nukleotideve ose pjesa sheqerore e glikoproteinave. |
Therefore, in order to survive, humans must have mechanisms for maintaining blood glucose levels. |
Për rrjedhojë, që të mbijetojnë, qeniet njerëzore duhet të kenë mekanizma për ruajtjen e niveleve të glukozës në gjak. |
After a meal containing carbohydrates, blood glucose levels rise. |
Pas një vakti me karbohidrate, nivelet e glukozës në gjak rriten. |
Some of the glucose from the diet is stored in the liver as glycogen. |
Një pjesë e glukozës së marr nga dieta ushqimore ruhet në mëlçi në formën e glikogjenit. |
After 2 or 3 hours of fasting, this glycogen begins to be degraded by the process of glycogenolysis, and glucose is released into the blood. |
Pas 2 ose 3 orësh urie, ky glikogjen fillon të zbërthehet në sajë të proçesit të glikogjenolizës dhe glukoza lëshohet në gjak. |
As glycogen stores decrease, adipose triacylglycerols are also degraded, providing fatty acids as an alternative fuel and glycerol for the synthesis of glucose by gluconeogenesis. |
Ndërsa depozitat e glikogjenit pakësohen, triacilglicerolet e indit dhjamor gjithashtu zbërthehen duke dhënë acidet yndyrore si një burim alternativ energjie dhe glicerolin për sintezën e glukozës me anë të glukoneogjenezës. |
Amino acids are also released from muscle to serve as gluconeogenic precursors. |
Muskujt gjithashtu lëshojnë aminoacide të cilët shërbejnë si pararendës glukoneogjenik. |
During an overnight fast, blood glucose levels are maintained by both glycogenolysis and gluconeogenesis. |
Gjatë gjendjes së urisë natën, nivelet e glukozës në gjak ruhen si nga glikogjenoliza ashtu edhe nga glukoneogjeneza. |
However, after about 30 hours of fasting, liver glycogen stores are depleted. |
Megjithatë, pas rreth 30 orësh gjendje urie, depozitat e glikogjenit në mëlçi zbrazen. |
Subsequently, gluconeogenesis is the only source of blood glucose. |
Për rrjedhojë, glukoneogjeneza është i vetmi burim për glukozën në gjak. |
Changes in the metabolism of glucose that occur during the switch from the fed to the fasting state are regulated by the hormones insulin and glucagon. |
Ndryshimet në metabolizmin e glukozës që ndodhin gjatë kalimit nga gjendja e ngopjes në gjendjen e urisë rregullohen nga hormonet insulinë dhe glukagon. |
Insulin is elevated in the fed state, and glucagon is elevated during fasting. |
Niveli i insulinës rritet gjatë gjendjes së ngopjes dhe niveli i glukagonit rritet gjatë gjendjes së urisë. |
Insulin stimulates the transport of glucose into certain cells such as those in muscle and adipose tissue. |
Insulina nxit transportin e glukozës në brendësi të qelizave të caktuara si në qelizat e indit muskulor apo dhjamor. |
Insulin also alters the activity of key enzymes that regulate metabolism, stimulating the storage of fuels. |
Insulina gjithashtu ndryshon aktivitetin e enzimave kyçe që rregullojnë metabolizmin, duke nxitur depozitimin e lëndëve djegëse. |
Glucagon counters the effect of insulin, stimulating the release of stored fuels and the conversion of lactate, amino acids, and glycerol to glucose. |
Glukagoni i kundërvihet efektit të insulinës duke nxitur lëshimin e lëndëve djegëse të depozituara dhe shndërrimin e laktatit, aminoacideve dhe glicerolit në glukozë. |
Blood glucose levels are maintained not only during fasting, but also during exercise when muscle cells take up glucose form the blood and oxidize it for energy. |
Nivelet e glukozës në gjak ruhen jo vetëm gjatë gjendjes së urisë por edhe gjatë aktivitetit fizik kur qelizat muskulore marrin glukozën që gjendet në gjak dhe e oksidojnë atë për të prodhuar energji. |
During exercise, the liver supplies glucose to the blood by the processes of glycogenolysis and gluconeogenesis. |
Gjatë aktivitetit fizik, mëlçia furnizon gjakun me glukozë me anë të proçeseve të glikogjenolizës dhe glukoneogjenezës. |